Partia Demokratike ka njoftuar sot një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme zgjedhore, duke shpallur listën e drejtuesve politikë për çdo qark.
Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, është caktuar në krye të fushatës në nivel kombëtar së bashku me Edi Palokën, me përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në të gjithë Shqipërinë.
Lista e drejtuesve politikë për qarqet është si më poshtë:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Dibër: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Këta drejtues do të luajnë një rol kyç në përgatitjet dhe koordinimin e fushatës zgjedhore në qarqet e tyre, duke u angazhuar në drejtimin e strukturave lokale dhe implementimin e strategjive për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.