Shtatë persona, tre prej tyre fëmijë, janë vrarë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas kryebashkiakut, gjatë një valë të re të sulmeve ruse.
Sulmi erdhi teksa Ukraina ishte ende duke u tronditur nga vdekja e të paktën 50 personave në Poltava të martën.
Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy tha se Rusia kishte sulmuar me dronë dhe raketa hipersonike herët të mërkurën. Ndër të vrarët ishin një foshnjë dhe dy vajza të moshës 9 dhe 14 vjeç, si dhe një grua që punonte si mami në qytet, thanë zyrtarët.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore synonte raketat ruse.
Ndërkohë, pesë persona u plagosën kur një hotel u godit dhe blloqe aty pranë u dëmtuan në qytetin e Kryvyy Rih, sipas zyrtarëve. Ushtria ukrainase tha se i gjithë vendi është vendosur nën një alarm ajror.
Dhjetra njerëz u plagosën gjithashtu në Lviv dhe Sadovy tha se më shumë se 50 ndërtesa në zemër të qytetit ishin dëmtuar, duke përfshirë shtëpi, shkolla dhe klinika.