Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dha dorëheqjen të mërkurën, pas një njoftimi javën e kaluar nga presidentiZelensky për riorganizimin e kabinetit.
Dorëheqja e Kuleba-s do diskutohet nga ligjvënësit në mbledhjen e ardhshme plenare, tha kryeu i parlamentit Ruslan Stefanchuk në faqen e tij në Facebook.
Dorëheqja e ministrit të Jashtëm erdhi pasi të paktën 7 persona u vranë dhe 35 u plagosën në një sulm gjatë natës në Lviv, tha kryebashkiaku i qytetit Andrii Sadovyi.
Ditën e djeshme, tre ministra të tjherë u dorëhoqën nga qeveria.
Ministri i Industrive Strategjike Oleksandr Kamyshin, ministrit i Drejtësisë Denys Maliuska dhe ministri i Mjedisit Ruslan Strilets lanë bosh më shumë se një të tretën e kabinetit pas shkarkimeve në fillim të këtij viti.