Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet e fundit, sa i takon ngjarjeve futbollistikeve të ndodhura së fundmi.
Disiplina ka gjobitur Partizanin me 50 mijë lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve. Po për të njëjtën arsye e ka pësuar edhe Tirana, që duhet të paguajë 100 mijë lek. 4 ndeshje pezullim për zyrtarin e bardhebluve Grent Halili,për sjellje jo sportive.
VENDIMET:
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur sharje dhe kore fyese ndaj ekipeve kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Valbona, Emiljano Gega, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Valbona, Edmir Vidrica,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari KF Burreli, Aleks Dedgjonaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Bylis U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.