Është zbardhur lista me 37 dëshmitarë që do pyeten nga deputetët e Komisionit Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe atë të check up.
Mes tyre janë nëntë persona nën hetime për dy koncesionet në fjalë mes të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish.zv-ministri i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj.
Rrjepaj e Rrapaj janë në burg në pritje të gjykimit për koncesionin e sterilizimit, ndërsa Beqaj po hetohet për abuzime me fondet e SASPAC. Ndërsa për koncesionin e check up vijojnë hetimet.