Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh tek ish Metalurgjiku në Elbasan, përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të plastikës


Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar sot në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, ku në terren janë parë shtëllunga tymi gjigande.

Paraprakisht situata paraqitet mjaft kritike. Disa automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë kaluar në gatishmëri edhe Spitali Rajonal i Elbasanit Autoambulanca dhe personeli mjekësor janë nisur drejt fabrikës së përfshirë nga flakët.

Zjarri në ra një fabrikë të prodhimeve plastike. Aktualisht katër zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës po punojnë për izolimin e flakëve.

 E gjithë fabrika është mbuluar nga flakët. Për shkak të shtëllungave të tymit nga djegia, në të gjithë zonën ka ndotje masive dhe erë të keqe nga materialet plastike. Zjarri fillimisht ra në magazinën e arkave plastike.

Zyrtarisht konfirmohet sipas Drejtorit të Policisë Ilir Proda që nuk ka pasoja për jetën e punonjësve nga zjarri në fabrikën e prodhimeve plastike.