Vendosni fjalën kyçe....

14-vjeçari që vrau katër persona në SHBA u mor në pyetje nga policia vitin e shkuar


Hollësi të reja kanë dalë në lidhje me nxënësin 14-vjeçar të akuzuar për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve në të shtënat e së mërkurës në shkollën e mesme Apalachee në Xhorxhian veriore. Ndërsa dalin informacione të reja për të dyshuarin, Colt Grey, zyrtarët po hetojnë se si adoleshenti e mori armën që përdori gjatë sulmit dhe cili ishte motivi, shkruan CBS.

Më shumë se një vit më parë, informacionet në lidhje me postimet në internet që kërcënonin të shtëna në shkollë e shtynë policinë e Xhoxhia të intervistonte një djalë 13-vjeçar, por hetuesit nuk kishin prova të mjaftueshme për ndalimin e tij. Të mërkurën, i njëjti djalë hapi zjarr në shkollën e tij jashtë Atlantas dhe vrau katër persona e plagosi nëntë të tjerë, thanë zyrtarët.

Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo, të dy 14 vjeç, dhe mësuesit Richard Aspinwall, 39 vjeç dhe Christina Irimie, 53 vjeç, mbetën të vrarë nga të shtënat tha në një konferencë shtypi drejtori i Byrosë së Hetimit të Gjeorgjisë, Chris Hosey.

Të paktën nëntë persona të tjerë, tetë nxënës dhe një mësues u dërguan në spital me lëndime. 14-vjeçari që akuzohet për të shtënat Colt Gray aktualisht po mbahet në Qendrën Rajonale të Paraburgimit.