Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një intervistë në News 24 u pyet nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër.
Bardhi tha se ai mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike.
“Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave.
Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia.