Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal


Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos, në zonën e njohur si “Lapidari i Portëzës”, ku janë përfshirë dy automjete, një Alfa Romeo dhe një Toyota Yaris.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e automjetit Toyota Yaris ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për trajtim të mëtejshëm.

Fatmirësisht, lëndimet e saj nuk janë raportuar të jenë serioze.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Përkohësisht, trafiku në këtë aks rrugor është ngadalësuar për shkak të formimit të radhëve të gjata.

Autoritetet po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim.