Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një automjet tip Benz, me drejtues një 44-vjeçar, ka përplasur një këmbësore 53-vjeçare.
Sipas informacionit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Këmbësorja, shtetasja E. B., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, G. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.
“Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.