Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi zbulon strategjinë e PD-së për zgjedhjet e 2025: Fokus në zgjedhje të lira dhe organizim partiak


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ndarë strategjinë e partisë tetë muaj para zgjedhjeve të 2025, gjatë një interviste në News 24. Bardhi theksoi se PD-ja do të ndjekë dy drejtime kryesore për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme: aksionin politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe organizimin e brendshëm të partisë.

“Sjellja jonë në parlament diktohet nga qëndrimet e mazhorancës, por ne nuk mund të lejojmë që zgjedhjet e 2025 të ndikohen nga paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prioriteti ynë është të imponojmë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Bardhi.