Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Jemi të vetmit me program konkret, të tjerët na kanë kopjuar, garojmë me lista të hapura


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lul Basha pohoi se do marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Ndërsa shtoi se do ndjekë hapa ligjorë në betejën me Sali Berishën për vulën dhe simbolet e partisë.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Basha tha se forca politike që drejton do garojë në zgjedhje me një ekip me kandidatë me lista të hapura.

“Demokratët Euroatlantikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet ka kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në Gjykatën e Lartë dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar.” – tha Basha.