Ndërsa ka kaluar afati për paraqitjen e emrave për Komisionin e ardhshëm Evropian, çdo vend i BE-së ka bërë një emërim, ose në rastin e Bullgarisë, një nominim.
Të gjithë emrat, me përjashtim të presidents së KE-së Ursula von der Leyen duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian.
Von der Leyen do ndajë portofolet ndërmjet komisionerëve. Më pas vjen pjesa delikate.
Pritet që në fund të shtatorit dhe tetorit, çdo komisioner i emëruar të kalojë në filtrin e Parlamentit Evropian.
Parlamenti ka kërkuar një organigram të plotë të 27 emrave dhe rolet e tyre përpara se të nisin seancat, duke krijuar terrenin për intervista katër orëshe, me pyetje të grupuara sipas fraksioneve politike, shkruan Politico.
Më poshtë është një listë e kandidatëve për komisioner të BE-së dhe postet që mbajnë aktualisht në qeveritë e vendeve përkatëse.
Austri: Maguns Brunner (ministër i Financave)
Begjikë: Hadja Lahbib (ministre e Jashtme)
Bullgari: Ekaterina Zaharieva (deputete), Julian Popov (anëtar i Fondacionit Evropian për Klimën)
Kroaci: Dubravka Suica (Komisionere Evropian për Demokracinë dhe Demografinë)
Qipro: Costas Kadis (Dekan në Shkollën e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Frederick në Qipro)
Çeki: Jozef Sikela (ministër i Industrisë)
Danimarkë: Dan Jorgensen (ministër për Politikat e Klimës)
Estoni: Kaja Kallas (Ish-kryeministre, u dorëhoq nga posti në korrik, pasi u përzgjodh nga udhëheqësit e BE-së si shefe ea rdhshme e politikës së jashtme të bllokut)
Finlandë: Henna Virkkunen (eurodeputete)
Francë: Thierry Breton (Komisioner Evropian për Tregjet)
Gjermani: Ursula von de Leyen (Presidente e Komisionit Evropian)
Greqi: Apostolos Tzitzikostas (Guvernator i Maqedonisë Qendrore)
Hungari: Oliver Varhelyi (Komisioner për Zgjerimin)
Irlandë: Michael McGrath (ministër i Financave)
Itali: Raffaele Fitto (ministër për Evropën)
Letoni: Valdis Dombrovskis (Komisioner Evropian për Tregtinë)
Lituani: Andrius Kubilius (Eurodeputet)
Luksemburg: Christophe Hansen (Eurodeputet)
Maltë: Glenn Micallef (Këshilltar për Eevropën i kryeministrit Robert Abela)
Holandë: Wopke Hoekstra (Komisioner Evropian për Klimën)
Poloni: Piotr Serafin (Ambasadori i Polonisë në BE)
Portugali: Maria Luis Albuquerque (Në bordin mbikëqyrës në “Morgan Stanley Europe”, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Socialdemokrate Portugeze)
Rumani: Roxana Minzatu (Eurodeputete)
Sllovaki: Maros Sefcovic (Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër)
Slloveni: Tomaz Vesel (Jurist)
Spanjë: Teresa Ribera (Zëvendëskryeministre e Spanjës dhe ministre për Tranzicionin Ekologjik)
Suedi: Jessika Roswall (ministre për Çështjet Europiane)