Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të enjte drejt Pragës për ndeshjen ndaj Ukrainës, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.
Departamenti i Komunikimit i FSHF-së njoftoi se të gjithë lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me skuadrën dhe, me të mbërritur në Pragë, kuqezinjtë janë akomoduar në hotel.
Nesër kombëtarja do të përmbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë në UEFA Nations League me një seancë stërvitore në orën 18:00 në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Para kësaj, trajneri Sylvinho do të japë konferencën zyrtare për shtyp në orën 17:15.