Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm mbledh nesër strukturat e policisë


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thirrur një mbledhje të rëndësishme nesër në orën 10:00, ku do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtorët e departamenteve.

Arsyeja e saktë e mbledhjes ende nuk është bërë zyrtarisht e ditur, por pritet që në këtë takim të diskutohen prioritetet e reja për Policinë e Shtetit.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia e hapjes së konkursit për pozitat e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve, në përputhje me ligjin e ri të Policisë.