Vendosni fjalën kyçe....

Rasti i Egli Progës në Pogradec, shefi i krimeve Hodaj: Policia s’ka tentuar ta fshehë ngjarjen


Shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ervin Hodaj deklaroi mbrëmjen e sotme se policia nuk ka tentuar të fshehë vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

I ftuar në “Opinion”, zyrtari i lartë i policisë tja se punonjësi i policisë ka raportur të gjitha të dhënat nga vendi i ngjarjes në sallën operative dhe se njoftimi zyrtar i dhënë ditën e nesërmë ka qenë korrekt.

Hodaj tha se policia ka shkuar në vendin e krimit në 3 minuta.

“Policia nuk ka tentuar ta fshehë ngjarjen, absolutisht jo. Ngjarja është hetuar dhe marrë me seriozitet edhe kur ngjarja u bë mediatike. Të gjitha veprimet e policisë kanë qenë brenda rregullave. Nuk e ka raportuar policia ngjarje aksidentale, nuk ka lajmërim zyrtar policie. Ka vetëm një njoftim të ditës së nesërme për vrasje. Ngjarja ka qenë dinamike, në zhvilim e sipër. Patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes për tre minuta. Pas një minute ka mbërritur edhe ambulance. Në vendin e ngjarjes, punonjësi i policisë përballet me kaos, ai raporton në sallë operative çdo informacion që merr. Vrasësi është person me precedent penal. Me të gjitha inspektimet që janë bërë, nuk ka asnjë hije dyshimi në lidhje me veprimet policore.”­ – tha Hodaj.

Për vdekjen e Egli Progës më 10 gusht është arrestuar Denis Meçe, i cili akuzohet nga prokuroria për vrasje nga pakujdesia. Meçe ka mohuar në gjykatë ta ketë goditur Progën.