Vendosni fjalën kyçe....

SHBA akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale


Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shtetëror rus RT. SHBA akuzon Rusinë, se po ndërhyn me disinformacione të qëllimshme për të influencuar në garën për zgjedhjet presidenciale. Kremlini përmes mediate të veta shtetërore ndër të tjera influencer nga SHBA që nuk e kanë idenë i ka bërë që të përdorin propagandën ruse, tha ministri i Drejtësisë Merrick Garland. Ndaj janë dekretuar sanksione dhe konfiskime të domeneve përkatëse të internetit. Të prekur, sipas këtyre informacioneve, janë përfaqësuesit e medias shtetërore ruse RT. Garland tha, se rrethi i brendshëm i presidentit rus Vladimir Putin ka udhëzuar firma ruse të marrëdhënieve me publikun, që të nxisin “desinformimin dhe narrativën shtetërore si pjesë të një fushatë për të influencuar zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA”, përcjell DW.

Inteligjenca artificiale dhe Deep Fakes

Ministria e Drejtësisë deklaroi, se aktorë, që mbështeten nga shteti rus, prej kohësh po përdorin një sërë instrumentash, si inteligjencën artifiale (IA), Deep Fakes dhe disinformacione të qëllimshme, për të minuar besimin në proceset dhe institucionet e lidhura me zgjedhjet në SHBA. Nga sanksionet janë prekur ndër të tjera kryeredaktorja e RT Margarita Simonjan, si dhe të tjerë persona nga stafi drejtues i kësaj mediaje. Si pasojë e sanksioneve janë ngrirë pasuritë e të prekurve në SHBA. Bizneset me ta u ndalohen qytetarëve të SHBA-së. Edhe bizneset ndërkombëtare do të vështirësohen prej sanksioneve ndaj personave të prekur.

Këto nuk janë akuzat e para të këtij lloji. Që në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në SHBA, Moska, sipas të dhënave zyrtare nga SHBA ka ndërhyrë. Sipas shërbimeve sekrete të SHBA-së Rusia në zgjedhjet e vitit 2020 u angazhua për republikanin Donald Trump duke u përpjekur ta dëmtonte demokratin Joe Biden. Moska ka dashur të influencojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mbjellë pakënaqësi në vend, thuhet në një raport të shërbimit sekret. Edhe në zgjedhjet më 2016 Rusia sipas bindjes së autoriteteve të sigurisë në SHBA ka ndërhyrë në favor të kandidatit Trump për të frenuar demokraten Hillary Clinton. Një hetues special më vonë hetoi marrëveshjet e mundshme ilegale mes Rusisë dhe ekipit të Trumpit. Por për këtë nuk pati dëshmi të mjaftueshme.