Vendosni fjalën kyçe....

Tri argumente pse të gjithë drejtuesit e PD-së duhet të jenë në listat e hapura


Nga Indrit Hoxha 

Momenti politik është i rëndë, kodi elektoral është ai që është, i imponuar nga mazhoranca dhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Reformë elektorale të vërtetë për demokratizimin e sistemit elektoral nuk pati. Kërkesat e opozitës për rikthimin e koalicioneve nuk u pranuan dhe jemi aktualisht në këto kushte.

Është një moment sakrifice; të gjithë demokratët po sakrifikojnë prej 12 vjetësh, më shumë nga të gjithë liderishipi Berisha, i cili është i burgosur nën masën “arrest shtëpie”.

Është momenti që e gjithë elita politike e Partisë Demokratike të marrë një vendim dhe të shpallë një objektiv: Të gjithë drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike, parlamentarë, anëtarë kryesie dhe sekretariatet duhet të jenë pjesëtarë në listat e hapura dhe jo ne listat të mbyllura.

Janë sa paku tri arsye pse në këto zgjedhje duhet të ndodhë kështu.

Argumenti i parë: Vendimi, qe nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, të gjithë figurat kryesore duhet të jenë në lista është se, për momentin ku jemi, kjo levizje perben te vertim mekanizen qe PD te mobilizohet pwr fitore, me qellim rrotacionin.

Kundërshtari i egër, i fuqishëm, i korruptuar, i kriminalizuar në të gjitha institucionet e kapura përfshirë dhe drejtësinë, na ka vënë me shpatulla pas murit dhe ka krijuar të gjithë rrethanat për çmontimin dhe çmobilizimin e kundërshtarëve te qeverise.

E ndihmuar kjo me përçarjen disavjeçare të opozitës, ose blerjen e saj. Kjo ka krijuar një gjendje të tillë të strukturave të Partisë Demokratike, aq sa kanë nevojë urgjente per nje rifillim te fuqishem.

Shansi i vetëm që mund t’i bëjë gati për kete rifillim është futja në listat e hapura e të gjithë heierarkeve të Partisë Demokratike, nga nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm e deri në nivelet e tjera më poshtë.

Kurse Sali Berisha le ta marrë vetë atë vendim nëse do të qëndrojë në lista të hapura apo të mbyllura. Kjo do të krijonte një moblizim energjish, angazhim rrjetesh, forcim strukturash, lidhje me shoqërinë sepse të gjithë do të jenë të interesuar nga i pari deri i fundit i listës së çdo qarku, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, të gjithë të interesuar për të fituar një mandat në mënyrë konkuruese.

Do të krijonte premisën e parë për rotacion, për rezultat shumë të mirë, do të krijonte shmangien efektir c’mbobilizues per partine kur lista ka qenë e mbyllur. E gjithë gjysma e pare listës ishte praktikisht e pa interesuar për të punuar.

Gjysma tjeter pa shanse per fitore ishte po aq e painteresuar. Nuk duhet te kthehemi në një sistem elektoral askush nuk ishte i interesuar për të punuar qoftë ato të listës të sigurt apo ato të listës së pasigurt, pra në një sistem elektoral i cili e bën 100% të listes te pa- interesuar per te kontribuar me gjithe kapacitetin.

Ky moment është një moment kthese për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare dhe bashkë me elementë të tjerë me natyrë taktike që i takojnë si vendimarrje një periudhe tjeter do te para- pergatitnin rrotacionin.

Argumenti i dytë është i natyres parimore: sakrifica. Kjo mund të jetë edhe një mesazh për demokratët që kanë sakrifikuar dhe i duhet të dalë dikush në ballë të kësaj sakrifice në rajonin apo qarkun e vet ku ka influencë, ku ka lidhje, ku ka kontriub politik apo ku ka reputacion në komunitet.

Ky mesazh ka një vlerë shumë të fuqishme për të frymëzuar shumë pragmatistë në këtë kohë shumë të vështirë, te strukur prej represionit të patronazhistëve.

Kjo është mënyra e vetme për të paralizuar energjinë dhe punën e tmerrshme që bëjnë petronazhistët dhe e tëra makineria dhe sistemi i tyre i PS-së, i futur tashmë prej dy palë zgjedhjesh si një “kancer” në të gjithë shoqërinë shqiptare.   

Argumenti i tretë; pse duhet të ndodhë kështu, në këto zgjedhje, është fakti që me listat e mbyllura të Partisë Demokratike ka një problem të madh të shoqërisë shqiptare qe duhet ta zgjidhe me ane te kesaj liste.

Listat e mbyllura duhet të vihen në funksion të hapjes ndaj shoqërisë, së Partisë Demokratike, hapjese ndaj intelektualëve, akademikëve, njerëzve me influencë, apo njerëzve të tjerë që do të vijnë nga diaspora.

Të cilët për një arsye apo një tjetër, ngaqë nuk bëjnë dot jetë partie, meritojnë të japin kapitalin e tyre personal dhe moral në Partinë Demokratike. Por ata duhet të kenë një vend të sigurt në listë, si shkëmbim, për të krijuar lidhjen e PD-së me shoqërinë.

Partia Demokratike pas ‘agresionit të madh’ ndaj saj, ka krijuar vitet e fundit një deficit në shoqërinë shqiptare. Shumë figura publike, shumë intelektualë dhe njerëz me integritet nuk i afrohen PD-së sepse kundërshtari e ka stigmatizuar Partinë Demokratike si anti-perëndimore, si anti-amerikane dhe kështu me radhë.

Është rasti që këtë gjë të hedhë poshtë dhe të gjithë të kthehen në Partinë Demokratike të dhjetorit, si një mision i ri, për të rivendosur demokracinë shqiptare, në vendin që i takon.

Si përfundim, sa më shpejt PD ta marrë këtë vendim, aq më shumë kohë do të fitojmë për t’u shtrirë dhe për t’u shpërndarë në terren sipas zonave, sipas qarqeve, sipas rajoneve ku kemi punuar, kemi influencë, kemi energjinë dhe kontaktet tona.