Vendosni fjalën kyçe....

Vrapuesja olimpike Rebecca Cheptegei ndërron jetë pasi u dogj me benzinë nga i dashuri


Vrapuesja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ndërroi jetë të enjten, katër ditë pasi u sulmua brutalisht nga i dashuri i saj në Kenia, i cili e dogji duke e spërkatur me benzinë.

Cheptegei, 33 vjeç, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, pësoi djegie në mbi 75% të trupit të saj nga sulmi që ndodhi të dielën, raportuan mediat nga Kenia dhe Uganda.

Ajo është atletja e tretë që vritet në Kenia që nga tetori i vitit 2021.

“Jemi thellësisht të trishtuar për vdekjen e atletes sonë olimpike, Rebecca Cheptegei… pas një sulmi brutal nga i dashuri i saj,” tha Donald Rukare, presidenti i Komitetit Olimpik të Ugandës, në një postim në X. “U preftë në paqe shpirti i saj i butë dhe e dënojmë fuqimisht dhunën ndaj grave,” shtoi ai.

Atletja, e cila përfundoi e 44-ta në Lojërat Olimpike të Parisit, u shtrua në spital në qytetin e Eldoret, në luginën Rift të Kenias, pas sulmit./Reuters