Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë 39-vjeçarin në një lokal në Roskovec, policia shoqëron autorin e dyshuar


Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të premte në një lokal në Roskovec, ku një 15-vjeçar plagosi me thikë një shtetas 39-vjeçar. Ngjarja u raportua rreth orës 16:30 dhe dyshohet se shkak i plagosjes ishte një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Menjëherë pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë dhe kapën autorin e dyshuar, të cilin e shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi G. Gj., u transportua në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në trajtim.

“Roskovec/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.