Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi për rrëmbimin e një vajze në kryeqytet, reagon policia: Mosmarrëveshje për motive xhelozie


Ditën e sotme një lajm qarkulloi në media për një vajzë e cila ishte rrëmbyer me forcë dhe ishte futur në një makinë tip Benz në “Rrugën e qelqit” në Tiranë.

Pas denoncimit ka reaguar policia e cila ka dhënë një shpjegim mbi rastin.

Policia thotë se pas identifikimit të mjetit është bërë shoqërimi i drejtuesit dhe një shtetaseje tjetër të cilat kanë deklaruar se kanë pasur një mosmarrëveshje për motive xhelozie.

“Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në “Rrugën e Qelqit”, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie” – thuhet në njoftimin e policisë.