Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet drejtori i RTSH-së Alfred Peza


Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.

Në shkresën drejtuar Këshillit Drejtues, Peza shkruan se jep dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni.

Peza u emërua si drejtor i RTSH-së më 13 qershor 2023. Gjatë një viti në detyrë ndaj tij ka pasur akuza të shumta nga opozita për nepotizëm dhe për shkarkime të padrejta të punonjësve.

Po kështu akuza në drejtim të Pezës ka pasur edhe nga punonjësit e shkarkuar nga detyra, të cilët patën edhe një dëgjesë me deputetët në Komisionin e Medias ku parashtruan ankesat dhe akuzat  e tyre ndaj Pezës.

Ky i fundit i ka mbrojtur lëvizjet e stafit duke thënë se kishte gjetur një moçal në RTSH dhe se lëvizjet e tij synonin ringritjen e RTSH-së.