Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Muhamet Rrumbullakut, PD: Drejtori më i keqpërdorur në Policinë e Shtetit


Deputeti Luan Baçi, në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me largimin e Muhamet Rrumbullakut nga posti i Drektori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ai e ka quajtur këtë lëvizje, një biznes, ndërsa ka shtuar se Rrumbullaku ka qenë drejtori më i keqpërdorur.

I vetmi shpagim për të, sipas tij, është të bëhet dëshmitar i drejtësisë.

 

DEKLARATA:

Pasi u përdor pa mëshirë, dhe pasi i doli boja, nga Palasa në Korçë e nga Shkodra në Tiranë, Met Rrumbullaku do të mbahet mend si një prej drejtorëve më të kepërdorur në historinë e armës së Policisë.

Mund të thuhet se ai nuk e krijoi këtë gjendje, por nuk bëri asgjë për ta ndryshuar, dhe lejoi të përdorej nga Rama dhe ministrat e tij.Fytyra e Policisë që drejtoi ai mund të gjendet te dosja Metamorfoza, dhe të tjera të ngjashme të shërbimeve të huaja, ku shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve u shërbenin narko-trafikantëve dhe vrasëve me porosi.

Mund të gjendet te kryepolici Oltion Bistri, me miliona euro prona të vënë gjatë drejtimit të tij dhe pararendësve të tij.

Mund të gjendet në kufomën e Egli Progës, që u vra nga rilindësi në Pogradec dhe u mbulua nga policët e tij.

Mund të gjendet në sistemin TIMS që u vodh nga pushteti për t’iu dhënë trafikantëve, dhe u la në heshtje dhe mos-hetim nga AntiKrimi.

Mund të gjendet te Xibraka dhe Yaris të Taulant Ballës.

Te mbrojtja e Genci Xhixhes, Durim Bamit e të tjerëve si ata.

Ikja e tij, sigurisht, nuk do të ndryshojë asgjë.

Sepse nuk ka rëndësi kush vjen dhe ikën në krye të Policisë.

Rrumballaku apo Katrori, kushdo qoftë, janë vetëm marioneta në duart e kreut të Piramidës së krimit, Skënderbeut të Elisës dhe Muriqit, Edi Ramës.

Atij i duhen kryepolicë që nuk identifikojnë me emër Olsin e tij.

Ikja e Met Rrumbullakut dhe ardhja e Ervin Hoxhës si ministër dhe Sokol Bizhgës si kryepolic, nuk janë gjë tjetër vecse ‘biznes si zakonisht’.

Biznes i krimit, i trafikut, i korrupsionit, i dorëzimit të policisë në duart e narko-shtetit.

E vetmja gjë e re është se Edi Rama e do edhe një Hoxhë në qeverinë e tij. Qeverisë së tij, që ka provuar trashëgimtarët e të gjithë Byrosë Politike, i duhej edhe një nip i ‘komandantit’ të madh.

Spiro, Enveri, Beqiri e të tjerë, me siguri po buzëqeshin nga varri.

E përcjellim sot Met Rrumbullakun si shërbëtor të pushtetit, jo si mbrojtës të interesit publik.

Ka vetëm një shpagim për të: të bëhet dëshmitar i drejtësisë dhe të flasë për piramidën e krimit nga maja deri në bazë.

Partia Demokratike dhe opinioni publik e dinë e di se këto ndryshime, si të ministrit Hoxha, që zëvendëson ministrin e krimit, Taulant Balla, është vetëm make up dhe balancim I interesave të bandave.

Janë emërime të bandave dhe jo përpjekje për të rikthyer rendin dhe sigurinë.

Taulant Balla e ktheu Ministrinë në varr të dosjeve të tij, nga Xibraka e deri te Yaris.

Sokol Bizhga, që zëvendëson Rumbullakun, nuk është më shumë se kamzhik kundër opozitës, dhe nxjerrës në pritën e bandave të punonjesit te SHIK-ut Gjergj Mehmetit. Sokol Bizhga nuk ka qenë për asnjë ditë mbrojtës i ligjit dhe qytetarëve, por bashkëpunëtor i krimit në pushtet.