Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja e beftë e Hunter Biden, pranon fajësinë në çështjen e taksave


Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua fajtor për akuzat e taksave federale të enjten, një veprim i papritur që shmang një gjyq potencialisht të sikletshëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Biden ishte vendosur të dilte në gjyq në një gjykatë federale të Los Anxhelosit për akuzat penale për mospagimin e 1.4 milionë dollarëve taksa, ndërkohë që kishte shpenzuar shuma tw mwdha për drogë, prostitute dhe sende luksi.

Në vend të kësaj, ai u deklarua fajtor për të nëntë akuzat me të cilat u përball.

Pas një pushimi, avokati i Biden, Abbe Lowell i tha gjykatësit se ai do pranonte fajin, pavarësisht se nuk kishte asnjë marrëveshje paraprake me prokurorët që do lehtësonte dënimin e tij.

Në një deklaratë pas seancës dëgjimore, Biden tha se ai u deklarua fajtor për t’i kursyer familjes sw tij detyrimin për të kaluar në një kalvar gjyqwsor me hollwsi nga një periudhë e jetës së tij ku ai vuante nga varësia prek drogws.

“Me gjithë ato që kam kaluar gjatë viteve, mund t’ua kursej këtë”, tha ai.

Ai shtoi se i kishte kthyer taksat.

Lowell u tha gazetarëve më pas se Biden mund të apelojë dënimin e tij. Ai nuk u përgjigj kur u pyet se pse Biden priti deri në ditën e hapjes së gjyqit për ta pranuar fajin.

Pranimi i fajësisë përfundon një gjyq njëjavor që do kishte ndodhur në kulmin e fushatës zgjedhore. Votuesit do zgjedhin më 5 nëntor midis zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit republikan Donald Trump. Joe Biden hoqi dorë nga kandidatura e tij për rizgjedhje në korrik nën presionin e kolegëve të tij demokratë.

Hunter Biden, i cili ka qenë i hapur për betejat e tij me varësinë nga droga dhe alkooli, akuzohet se nuk ka paguar taksat nga viti 2016 deri në vitin 2019, ndërsa ka shpenzuar shuma të mëdha “për drogë, prostitute dhe të dashura, hotele luksoze dhe prona me qira, makina ekzotike, veshje, dhe sende të tjera të natyrës personale”, thuhet në aktakuzë.

Gjyqi mund të kishte hedhur gjithashtu dritë mbi punën e tij me kompaninë ukrainase të gazit natyror Burisma dhe marrëveshje të tjera biznesi, ndërsa babai i tij ishte zvpresident i SHBA-ve.