Lituania vendosi pengesa antitank prej betoni të përforcuar, të njohur si dhëmbët e dragoit, në një urë që e lidh atë me Rusinë, tha Ministria e Mbrojtjes. Ato janë vendosur në një urë që lidh vendin baltik me enklavën ruse të Kaliningradit.
“Sot, Lituania vendosi një bllokadë mbi dhe pranë urës në Panemune, që lidh Lituaninë dhe Rusinë,” tha ministria në X.
“Konfigurimi përfshin mina, dhëmbë dragoi, etj. Ky është një hap paraprak për të siguruar mbrojtje më efektive,” tha më tej ministria.
Në fillim të gushtit, ministri lituanez i Mbrojtjes Laurynas Kasciunas njoftoi një blerje prej 4 milionë eurosh të “pajisjeve mbrojtëse kundër lëvizjes së tankeve nga prodhuesit vendas, të cilat ai tha se do vendoseshin në 27 pika pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.