Këshilli i Legjislacionit po diskuton në një mbledhje të tij vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira dhe ligjin për Komsionet Hetimore.
Drejtuesja e Këshillit të Legjislacionit, deputetja Dhurata Cupi tha se Gjykata Kushtetuese ka gjetur Kuvendin në shkelje për sa i përket Rregullores se Kuvendit.
Sipas Çupit, Kushtetuesja ka theksuar se ndryshimet në ligj kanë dëmtuar bashkëjetesën në Kuvend.
“Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit do të duhet të jenë transparente dhe konsensuale.
Ndryshimet e njëanshme për më tepër ashpërsimin e masave, dëmtojnë demokracinë parlamentare”, tha Çupi.
Gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate u shpreh se mbetet e pa qartë se çfarë do të ndodhë me këstet që profesionet e lira kanë paguar.
Në këtë kuadër, ajo kërkoi nga ligjvënësit që të ndërmarrin një nisëm ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve, të cilët i kanë paguar këstet.
“Mbetet e pa qartë se cfarë do të ndodh me këstet që profesionet e lira kanë paguar. Duhet të ndërmarrim një nisëm ligjore për kompensimin dhe rimbursimin e të gjithë atyre profesionistëve të cilët i kanë paguar këstet”, tha ajo.