Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta e 12-të në aksin Thumanë-Kashar, banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë


Banorët e zonës së prekur nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë  duke kërkuar që të sigurohet akses në rrugën e re.

Protestuesit janë në rrugë, ndërsa pranë tyre ndodhen edhe punonjësit e policisë.

Segmenti rrugor, me një kosto prej 1.3 miliardë eurosh, ka krijuar një konflikt mes banorëve dhe qeverisë. Disa prej tyre janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi, i cili ka premtuar se do të kontaktojë zv/kryeministren Belinda Balluku për të zgjidhur problemin.

Banorët presin një përgjigje deri të hënën, përndryshe ata kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.