Si çdo javë opozita do zhvillojë një protestë para bashkisë Tiranë, ndërsa policia ka zbardhur rrugët që do bllokohen.
Që prej orës 11:00 të paraditres deri në përfundim të protestës do bllokohet qarkullimi i përkohshëm në Bulevardin pranë bashkisë.
Policia u kërkon qytetarëve që të përdorin rrugë të tjera për lëvizje si Unaza e Mesme dhe ajo e Madhe.
Opozita protesotjnë prej disa muajsh çdo të enjte para bashkisë Tiranë.
Ajo kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzon si përgjegjësin kryesor të grabitjes së miliona eurove përmes inceneratorit të Tiranës, i cili thotë ajo nuk ekziston po ndërkohë thith miliona euro të taksapaguesve.