Vendosni fjalën kyçe....

“PD gati për aksion” – Noka: Lirimi i Berishës dhe qeveri teknike, dy kërkesat tona


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka dhënë porositë për drejtuesit politik dhe ato të degëve për të nisur aksionin.

Ai zbuloi dhe dy kërkesat që ka partia para zgjedhjeve.

Lirimi i Sali Berishës dhe qeveria teknike janë dy kërkesat që Noka i përcolli nga mbledhja e Këshillit.

Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit. Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit”-deklaroi Noka.