Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë Tiranë, hidhen qese me mbeturina drejt godinës


Ndryshe nga herët e tjera, sot protestuesit kanë shkuar para Bashkisë Tiranë me qese me mbetje në duar, simbol sipas tyre i plehrave të mbetur pa mbledhur në qytet prej ditësh.

Në një moment, thasët me mbetje janë hedhur në drejtim të godinës ë bashkisë prej tyre, nga qytetarë, të cilëve u është bashkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.

Kjo është protesta e 24 para Bashkisë, ndërsa kërkesë e protestuesve vijon të mbetet largimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.