Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në ambientet e Kuvendit Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e Kosovës si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe u diskutua mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
“U theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike’, njoftoi zyra e shypit të Parlamentit.