Rruga që çon në pikëkalimin kufitar Merdar mes Serbisë dhe Kosovës është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes. Dy automjete dhe disa persona janë vendosur në mes të rrugës që drejton në këtë pikë kufitare drejt Kosovës, një prej automjeteve duke mbajtur një flamur serb në dritaren e pasagjerit.
Sipas paralajmërimeve, bllokada do të përhapet edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinje dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kula.
Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj në pikën kufitare në Jarinje, ndërkohë që serbët kanë paralajmëruar bllokimin e kësaj pike.
Në terren janë të pranishëm forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët janë duke monitoruar situatën. Policia e Kosovës ka udhëzuar qytetarët që të shmangin kalimin e kufirit drejt Serbisë, ndërsa një grup i vogël serbësh është mbledhur në një kafene 500 metra larg pikës kufitare në territorin e Serbisë.