Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë atentatin që tronditi Shkodrën një javë më parë ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli.
Paraditen e 30 gushtit 2024, 36 vjeçari po qëndronte në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” kur persona të maskuar janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij.
Në kuadër të operacionit të kodua ‘Fjalëkryqi”, policia njoftoi sot (6 shtator 2024) se ka arrestuar Xhulio Malon, 26 vjeç pasi akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorit e tij.
Në kërkim janë shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
” Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhulio Malo, 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.)’ informoi sot policia e Shkodrës
Xhulio Malo rezulton të ketë qenë dhe anëtar i grupit të zjarrit që në 2015 vranë efektivi e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.
Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër cka ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.
Policia thotë se ka zbuluar dhe një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Burimet mediatike bëjnë me dije se bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, në një rrugë dytësore në zonën e Muletin, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës
Të implikuarit në atentatin ndaj Elis Rroshkodolit
I arrestuar Xhulio Malo, 26 vjeç i arrestuar sot (26 shtator) akuzohet për për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.
Në kërkim: J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. Të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim
Sekuestrohen 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
Njoftimi i policise
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).
Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme
Atentati që tronditi Shkodrën
36 vjeçari, një person me precedent të mëparshëm kriminal, u ekzekutua me breshëri plumbash më 30 gusht teksa ishte ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër.
Sipas dëshmive të mbledhura atë ditë autori i maskuar kishte shkuar me një Benz ngjyrë gri, kishte ndaluar para lokalit dhe kishte qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut. Viktima mori 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Kush ishte Elis Rroshkodoli?
Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër, ndërsa njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, Elis Rroshkodol plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit.
Shqiptari u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari u ngrit nga tavolina dhe me një thikë qëlluar pronarin e lokalit.
Në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.
Ndërsa të atin, Kujtim Rroshkodol, ia kanë vrarë në 1997-ën dhe më shumë se 10 vjet me parë viktima dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.