“Ah, sa do doja të m’i kishte thënë dikush” – Tony Blair këshillon politikanët fillestarë në librin e ri


Tony Blair, i cili ka qenë këshilltar i kryeminisrit Rama, ka botuar librin e ri “On Leadership”, për të cilin thotë se ofron të gjitha këshillat që do të dëshironte t’ia kishin thënë  atij kur u bë kryeministër në vitin 1997.

Blair tha se libri nuk i drejtohet kryeministrit të ri laburist në Britani Keir Starmer, të cilin ai këmbënguli se “me të vërtetë nuk” po e këshillonte, megjithëse të dy u shfaqën së bashku vitin e kaluar, ndërsa Starmer po përgatitej për fushatë.

Blair po ofron këshillkat e tij në një vit zgjedhjesh të rëndësishme në shumë vende, duke u recur të ofrojë mësime për politikanët fillestarë mbi trazirat gjeopolitike, populizmin dhe se si të merren me SHBA-të e paqëndrueshme politikisht.

“Mendoj se duhet thënë se politika amerikane në disa mënyra është bërë ashpërsisht e ndarë dhe në një nivel të caktuar, jofunksionale,” tha Blair në një intervistë.

“Por kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë kur vetë Amerika është rishfaqur, sipas mendimit tim, lehtësisht vendi më i fortë në botë.”

Blair foli me krenari për arritjet e qeverisë së tij në përmirësimin e arsimit dhe forcimin e shërbimit shëndetësor publik të Britanisë.

Megjithatë, në karrierën e tij fitimprurëse pasqeveritare, që ka përfshirë role këshilluese për bankat, diplomacinë në Lindjen e Mesme dhe biznesin e tij konsulent, ai ka tërhequr kritika për përzierjen me autokratët dhe miliarderët anembanë botës. Ai mbrojti angazhimin me Arabinë Saudite dhe lartësoi potencialin transformues të Inteligjencës Artificiale.

Për të, rikthimi i një qeverie laburiste shënon një hap tjetër në rehabilitimin e tij politik. Blair ende shahet nga shumë në Britani për vendimin e tij për t’iu bashkuar pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA ndërsa dhënia e titullit Kalorës nga mbretëresha Elisabeth II në vitin 202, nxiti protesta të ashpra në Britani.