Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Shkodër, “Range Rover”-i në pronësi të boksierit të njohur Sokol Kajoshi, i biri prej dy muajsh në kërkim


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me të shtënat në Shkodër mesditën e sotme.

Makina “Range Rover” ndaj së cilës u qëllua me katër plumba është në pronësi të boksierit profesionist të Vllaznisë, Sokol Kajoshi.

Pas të shtënave, i biri Arjoni që ishte në timon është larguar me vrap.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një sherr të ndodhur në qershor të këtij viti, ku 62-vjeçari Vladimir Bruçi është rrahur në Shkodër, ngjarje për të cilën janë shpallur në kërkim pesë persona, mes të cilëve edhe vëllai i Arjon Kajoshi, Arlindi.

Në kërkim nga policia është  shpallur Alban Bruçi.

Arjon Kajoshi

Njoftimi

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.”