Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon SPAK-un dhe bën premtimin solemn: Ky është shtatori i fundit në opozitë


Kreu i PD-së Berisha u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar punë në terren në 9 muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet e vitit 2025.

Gjatë fjalës së tij me lidhje video nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha tha se në 9 muajt e mbetur nuk ka kthim prapa ndërsa u zotua se ky shtator do jetë i fundit i PD-së në opozitë.

Në fjalën e tij Berisha përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut si prokurori private e Edi Ramës që amnisto kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

“Të besosh se SPAK do ndëshkojë krimin elektoral, në një kohë kur ajo organizatë elektorale, prokurori private e Edi Ramës amniston Edi Ramën, Erion Veliajn për vjedhjen me një dorë të vetme të 130 mln euro vetëm me inceneratorin e Tiranës, dhe që me urdhër të Edi Ramës, sepse ky i fundit me shkrim dhe me gojë ka kundërshtuar 4 herë ngritjen e tij, do të thotë të mashtrosh veten, publikun dhe të bësh avokatin e një organizate kriminale. Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, secili nga ne duhet të njohë vetëm sulm, sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm, etano epitas, me të ose mbi të. Ky do të jetë 9 muajt e ardhshëm dhe qendrimi i PD. Sulm pa kthim prapa. Vetëm me këtë qendrim ne do të fitojmë Ky do të jetë shtatori i fundit në opozitës” – tha Berisha.