Këshilltari për Ekonominë në PD Dorjan Teliti ka denoncuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Veliaj se kërkojnë të ndërtojnë katër kulla te stadium “Selman Stermasi”.
Teliti, që është nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës shkruan se Rama e Veliaj po e fshehin këtë gjë me projektin për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi” ndërkohë që kërkojnë të ndërtojnë aty katër kulla e duke e betonizuar edhe më shumë kryeqytetin.
DYSHJA RAMA-VELIAJ “SHTRON RRUGËN” PËR NDËRTIMIN E KATËR KULLAVE TE STADIUMI SELMAN STËRMASI!
Kryebashkiaku i Tiranës do të miratojë në Këshill Bashkiak ditën e hënë (9 shtator), me forcën e kartonave të këshilltarëve të bindur verbërisht ndaj tij, hapjen e rrugës për “gjoja rijetëzimin” e stadiumit Selman Stermasi, por që në realitet ka për qëllim ndërtimin e plot katër kullave të reja në gjurmët e pronësisë së këtij stadiumi.
Kujt i erdhi kjo ide?
Cilit ndërtues apo grup ndërtuesish do ti jepet kjo “dhuratë”?
Kush fshihet realisht pas këtyre katër kullave?
Kush do pastrojë aty paratë e krimit, drogës, korrupsionit dhe klientelizmit?
Pse Veliaj pengon Këshillin Bashkiak të Tiranës të zhvillojë procesin e konsultimit publik për të pyetur banorët e Tiranës se cfarë mendojnë e cfarë sugjerojnë, ashti sic e lips edhe baza ligjore?
Pse trembet dyshja Rama-Veliaj nga e vërteta dhe transparenca?
Hapsi sytë qytetarë, ky do të jetë projekti i rradhës i betonizimit absurd, abuzimit dhe tjetërsimit të pronës publike, me “gjoja justifikimin e rijetëzimit”, ndaj opozita duhet dhe do ta kundërshtojë me forcë këtë iniciativë të rradhës për betonizimin kriminal që i bëhet Tiranës.” – shkruan Teliti.