Vendosni fjalën kyçe....

“I ke fryrë në vesh Berishës për emrat në 12 qarqe”…“Janë tagër i Berishës” – Përplasje e fortë Murrizi-Noka


Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD-së që u zhvillua pasditen e djeshme në selinë blu.

Përplasja ishte kryesisht lidhur me emrat e 12 drejtuesve politikë në qarqet e vendit

Përplasja më e fortë ishte mes Myslim Murrizit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Noka, me Murrizin që tha se Noka kishte ndërhyrë te Berisha për emrat ndërsa ai iu përgjigj duke thënë se janë tagër i kreut të PD-së.

Myslim Murrizi: Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën?

Flamur Noka: Mund t’i fryj unë ose dhe t’i Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha. Drejtuesit politikë janë tagër i Kryetarit të PD-së.

Debate mes Murrizit e Nokës ka pasur edhe për emrat e kreut parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkajt me Murrizin që tha se ata nuk janë zgjedhur me votë.

Megjithatë Noka e mbrojti Gjekmarkajn duke thënë se ai kishte bërë më shumë se të gjithë oër të dënuar burgimin politik të Berishës duke komunikuar me kancelaritë e huaja.