Vendosni fjalën kyçe....

Kombëtarja luan kundër Ukrainës, Sylvinho projekton formacionin


Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet sot në aksion, duke u përballur me Ukrainën në Pragë në një ndeshje të vlefshme për Ligën B të grupit 1 në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45.

Trajneri Sylvinho do të përballet me disa sfida, pasi do të duhet të përjashtojë Ajetin, Brojën dhe Gjimshitin nga formacioni për shkak të dëmtimeve. Ndryshime priten edhe në qendrën e mbrojtjes, e cila është e ndryshme nga ajo që mori pjesë në Evropianin e fundit. Sylvinho, gjatë paraqitjes së tij për mediat, nuk ka zbuluar ende emrat e lojtarëve, duke theksuar se formacioni do të përshtatet me strategjinë e kundërshtarit.

Ky është dueli i parë për kuqezinjtë pas pjesëmarrjes në Euro 2024 dhe shënon fillimin e një cikli të ri në përgatitje për Kupën e Botës 2026.

Tifozët shqiptarë janë në pritje të madhe për ndeshjen, me rreth 3 mijë prej tyre që pritet të mbushin stadiumin Epet Arena dhe të kontribuojnë në atmosferën festive që ka mbërthyer rrugët e Pragës.

**Formacioni i mundshëm:**
Shqipëria: (4-3-3) Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj