Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla, krim të cilin e ka pranuar i biri Esmerald Balla ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe Edison Brahaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ballën për të transportuar e hedhur trupin e të ndjerit në pus.
Në dosjen hetimore është zbadhur komunikimi i siguruar përmes përgjimit ambjental mes Ballës e Brahajt në Komisariatin e Durrësit.
Balla i është drejtuar shokut të tij që të mos i hajë provokimet e policisë dhe e ka pyetur nëse ka treguar ër pistoletën e fshehur, me të cilën Balla qëlloi të atin më 13 gusht.
Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt, policia ka gjetur 145 mijë lekë të reja që dyshohet se i janë dhënë atij nga Balla për ndihmën që i ka dhënë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 13 gusht në fshatin Shënvlash të Durrësitndërsa trupi i viktimës u zbulua 21 ditë më pas. Fillimisht ai e denoncoi të zhdukur të atin po pas hetimeve nga policia, u arrestua me akuzën se kishte vrarë të atin, krim të cilin ka pohuar se e ka bërë për vetëmbrojtje pasi i ati e kishte kanosur.
Përplasja kishte nisur për një shumë prej rreth 75 mijë euurosh të zhdukura nga kasafora e familjes, për të cilat Esmerald Balla akuzonte të atin.