Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve që u zhvillua mbrëmjen e sotme. Ukrainasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të me golin e Konoplya, por kuqezinjtë reaguan fuqishëm.
Në minutën e 54-t, Ardian Ismajli realizoi një gol të bukur brenda zonës, duke barazuar rezultatin. Vetëm 13 minuta më vonë, në të 67-tën, Jasir Asani vulosi përmbysjen me një goditje të fuqishme, duke çuar Shqipërinë në avantazh dhe siguruar fitoren. Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, pas pak ditësh.