Ministri i Drejtësisë Manja ka njoftuar heqjen e licencës për 11 noterë në mbarë vendin si dhe sekuestrimin e 17 arkivave noteriale.
Operacioni është zhvilluar gjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Sipas ministrisë, kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve.
“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë! Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme!”, shkruan ministri.