Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina do marrë 77 tanke “Leopard” nga Gjermania, Danimarka e Holanda


Gjermania, Danimarka dhe Holanda kanë njoftuar ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke ofruar 77 tanke Leopard 1A5 të prodhimit gjerman.

Ky përditësim vjen nga Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës në X. Vendimi u finalizua gjatë një takimi të aleatëve të Ukrainës në bazën ushtarake Ramstein në Gjermani, të mbajtur më 6 shtator.

Gerashchenko tha gjithashtu se, në takimin e Ramstein, SHBA-ja u zotua për një paketë të re ndihme ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën.

Përveç kësaj, Kanadaja do sigurojë motorë dhe 1300 koka luftarake për raketa ajrore, ndërsa Gjermania do të dërgojë 12 sisteme të tjera artilerie vetëlëvizëse Panzerhaubitze 2000.

Ai më tej vuri në dukje se Komisioni Evropian ka ndarë 40 milionë euro për të mbështetur infrastrukturën energjetike të Ukrainës.