Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina nis pjesën e dytë duke përmbysur kombëtaren, kuqezinjtë barazojnë


Pas një pjese të parë pa gola, Ukraina ka marrë avantazhin ndaj kombëtares shqiptare, duke shënuar golin e parë në fillim të pjesës së dytë. Ndërkaq shumë shpejt ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e kombëtares duke cuar kështu në barazim 1-1.

Ndërkohë, tifozët shqiptarë në Pragë kanë tërhequr vëmendjen me një mesazh të fuqishëm patriotik. Ata kanë ngritur një flamur të UÇK-së dhe kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”, duke shfaqur krenari kombëtare dhe solidaritet me Kosovën. Flamuri i UÇK-së, simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës, u vendos si pjesë e këtij mesazhi të qartë dhe të fortë.