Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë


Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme (7 shtator) në një dyqan në zonën e Medresesë në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke marrë masa për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.