Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në burg Marklen Hakën, nuk pranon akuzat


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Marklen Hakën.

Haka u vu në pranga dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor Revanshi.

Para trupit gjykues, Haka deklaroi se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, mes tyre edhe akuzën e tentativës për vrasje të Durim Bamit.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka.

33-vjeçari u arrestua të premten në zonën e Niklës në Fushë-Krujë pasi ishte shpallur në kërkim në muajin Maj gjatë operacionit të koduar “Revanshi”, ku u firmosën 50 urdhër-arreste për kokat e krimit të organizuar në vend.

Marklen Haka akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, dhe po ashtu ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Ndaj Hakës janë bërë disa atentate, më i rëndi është ai i 21 Shtatorit 2019 ku humbi jetën halla e  tij. Në atë kohë në drejtim të banesës së Marklen Hakës u qëllua me breshëri kallashnikovi.