Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha në Korçë


Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e terminalit në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake një mjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës.

E plagosura po kalonte në vijat e bardha nga një anë e rrugës për tek tjetra, në momentin kur një mjet tip Benz e ka përplasur.