Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar 10 anëtarët e rinj pas 14 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndër emrat e propozuar për votim ishte edhe Erion Braçe i cili ka rezultuar më i votuari nga të 13 anëtarët e tjerë.
Braçe ka marrë 295 e vota, ndërsa pas tij renditet Arben Pëllumbi.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist shprehet falënderues për anëtarët e Asamblesë që e votëbesuan.
‘Sot, PS shkoi më tej! Hapësirën e gjerë, të njëjtë në status e fuqi, për të rinjtë gjeneratën tjetër atë të Shqipërisë si një vend i BE-së. Nëse më ka gëzuar gjë sot është kjo; Unë e cilido që e ka mundësinë, ka detyrën t’i japë edhe 10-15 vite të tjera PS-së me gjeneratën tjetër.’– shkruan ndër të tjera Braçe.
Postimi i plotë
‘Shume Mirenjohes Dhe Edhe Me I Perulur,
Per Kete Vote Besimi!
Nuk e di e sata here eshte qe e marre kete besim ne PARTINE tone-nuk i numeroj me, por di qe do bej cmos per te shumefishuar PUNEN per NJEREZIT, i bindur se fuqia e PARTISE SOCIALISTE jane NJEREZIT, kudo, ne qytet e fshat, te moshuarit, te mesmit e te rinjte, burrat e grate, djemte e vajzat, te pamundurit e nevojtaret, te harruarit, punetoret e qytetit e te fshatit, te vegjlit e te mesmit si sipermarres-motore zhvillimi, por edhe si sherbyes jetik te shtetit; me pelqen kjo pune dhe do e bej ne cdo dimension e me cilindo, pa pare kerkend nga lart poshte por drejt, sy me sy, perballe!
Ndaj do doja ti falenderoja pafund te gjithe miqte e shoket e betejave, por edhe ata me te rinjte nga Shkodra, Malesia, Puka, Kukesi, Hasi e Tropoja, Lezha, Laci e Miredita, Dibra, Burreli e Bulqiza, Kruja, Tirana e Durresi, Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cerriku e Peqini, Kavaja e Rrogozhina fqinje, Berati, Kucova, Dimali, Skrapari e Policani, Vlora, Selenica, Himara ime, Saranda, Delvina e Konispoli, Pogradeci, Korca, Devolli e Erseka, Tepelena, Permeti, Gjirokastra; mbi te gjitha por njesoj-barabar me te gjithe, shume faleminderit Divjakes, Lushnjes, Roskovecit E Patosit, Mallakastres, Fierit, Jo Thjesht Per Voten Por Per Mundesine Per Te Punuar Bashke, Sherbyer E Bere Mire Per Njerezit, Arritur Rezultate Per Ta, Nga Ato Rezultate Qe Ndryshojne Per Mire Jeten E Tyre;
Peruleshit Shume Mirenjohes Per Punen,
Jo Per Karrigen!
Sot, Partia Socialiste Shkoi Me Tej; Hapesire e gjere, te njejte ne status e fuqi, Per te rinjte, gjeneraten tjeter, ate te shqiperise si nje vend i BE-se!
Nëse me ka gezuar gje sot eshte kjo; Une e cilido si une qe sot e ka mundesine, ka detyren ti jape edhe 10-15 vite te tjera jete partise socialiste, me gjeneraten tjeter!
Cilitdo dua ti them; Mos E Mendo Si Zevendesim, Pranoje Si Perfshirje, Plotesim E Vazhdim Jetesor-Kalim Natyral Gjeneratash Qe Vijojne Jeten, Ndryshojne E Permiresojne Ate! EDI RAMA ka te drejte, duhet ta bejme tani dhe kudo!
Ne fund, BELINDA ne Fier do bej mire ne gjithcka; Bashkimi Eshte Fuqia Jone, Perulesia E Modestia Perballe Njerezve Eshte Morali I Kesaj Fuqie!’