Pas humbjes nga Rumania, problemet te Kosova veçse po shkojnë e po thellohen.
Së fundmi janë përjashtuar nga ekipi përfaqësues tre futbollistë.
FFK-ja ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar shkaku i thyerjeve të rregullores së brendshme.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.