Vendosni fjalën kyçe....

PS mbledh në Durrës Asamblenë Kombëtare, do zgjedhë Kryesinë dhe Sekretariatin


Partia Socialiste do mbledhë sot në qytetin e Durrësit, Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Rama ka ndarë në Facebook një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë, ndërsa krahas saj shkruan se PS do nisë punën edhe për skuadrën e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.

“Sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.